Numri i vdekjeve të profilit të lartë në Rusi vetëm rritet. Këtë herë, sic raportojnë mediat ruse, ka vdekur njeriu që dikur kontrollonte megafonin e propagandës së kremlinit. Vyacheslav Leontyev, 87 vjeç, shefi i perandorisë botuese Pravda, u hodh nga ballkoni i apartamentit të tij në Moskë. Policia tha se po heton nëse vdekja, të shtunën në mbrëmje, ishte një aksident, vetëvrasje apo një veprim i qëllimshëm. Leontyev nuk ishte thjesht një relike e vjetër sovjetike. Për dekada të tëra, ai drejtoi Pravdan, që konsiderohej si zëdhënësja e Partisë Komuniste dhe një nga makinat më të fuqishme mediatike të Bashkimit Sovjetik. Shumë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai mbeti në krye. Konsiderohej një njeri që besohet se e dinte se ku ishin varrosur miliardat e fshehura të partisë.