Top News – Tjetër vdekje e mistershme në Rusi / Çfarë po i ndodh ‘besnikëve’ të Putinit…?
30/12/2022 15:30

Një nga inxhinierët më të lartë të Vladimir Putinit është ndarë nga jeta papritur, në moshën 74 vjecare, dhe ky është episodi më i fundit mes elitës ushtarake dhe shkencore të rusisë, këtë vit. Vladimir Nesterov, që ka projektuar raketën hapësinore ruse Angara, ishte akuzuar për korrupsion pak para vdekjes së tij. Njeriu që bëri që ëndrrat e putinit për eksplorimin e hapësirës të konkretizoheshin, me krijimin e raketës më të mirë në botë, ka qenë nën hetim këtë vit dhe shumë akuza rëndonin mbi të. Më herët drejtor i qendrës prestigjoze ruse Krunichev, Nesterov ishte truri që qëndronte pas raketave Angara, që Putini shpresonte të bëheshin pioniere të udhëtimeve hapësinore ruse. Misioni i parë për dërgimin e njerëzve në hënë, nga rusia, është një projekt në zhvillim e sipër dhe i gjithi ishte i mbështetur në dizajnet e nesterov. Por këto vite të fundit të jetës së tij, ai është shënjuar nga akuza për mashtrim dhe korrupsion. Një hetim penal nisi në 2014-ën dhe bëri që ai edhe të vihej në arrest shtëpie. Autoritetet e Putinit e akuzuan atë për përvetësim e një shume ekuivalente e rreth 75 mijë eurove. Sidoqoftë, rasti nuk arriti dot deri në gjykatë. Më herët, ai shihej në shkallë ndërkombëtare si lider në fushën e vet dhe i konsideronte raketat Angara si më të mirat në botë. Shkaku i vdekjes së tij ndërkohë nuk është bërë i ditur. Ai është zyrtari i katërt i lartë rus që humb jetën brenda pak ditësh dhe pason një seri vdekjesh të personave të afërt me Putinin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33