Top News – Tjetër varrezë masive në Kosovë. Zbulohen mbetje mortore në Zubin Potok
04/08/2026 19:03

Pas Kalludrës dhe Jabukës është gjetur një tjetër zonë, ku dyshohen se ndodhen mbetje mortore që i përkasin periudhën së luftës serbe në Kosovë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se po vijojnë intensivisht hetimet për rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut, në koordinim me Policinë e Kosovës. Sipas autoriteteve, deri më tani janë arrestuar tre persona, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë ushtruar kontrolle në disa lokacione. Një nga zhvillimet më të rëndësishme është zbulimi i mbetjeve mortore në fshatin Jabukë. Prokuroria bën të ditur se ato do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për të mundësuar identifikimin e tyre. Ndërkohë, gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël vazhdojnë, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe në një lokacion të tretë. Në terren ndodhej edhe prokurorja e çështjes, së bashku me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, të cilët po mbikëqyrin veprimet hetimore. Për shkak të fazës së ndjeshme të procedurës, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se nuk mund të japë më shumë detaje në këtë moment, duke theksuar se informacionet e reja do të publikohen sapo të jetë e mundur pa cenuar ecurinë e hetimit.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44