Princesha Astrid e Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, vetëm dy ditë pasi mori pjesë në funeralin e vëllait të saj, ish-mbretit Harald V. Lajmi u konfirmua nga Pallati Mbretëror norvegjez. Mbreti i ri tha se gjatë gjithë jetës së saj, Astrid e përfaqësoi familjen mbretërore me ngrohtësi dhe përkushtim Astrid u bë zonja e parë e Norvegjisë në moshën 22-vjeçare, pas vdekjes së nënës së saj, Princeshës së Kurorës Märtha. Ajo e mbajti këtë rol për 14 vjet, deri në martesën e vëllait të saj Harald në vitin 1968. Gjatë viteve të angazhimit publik, u fokusua veçanërisht te kujdesi dhe përfshirja e personave më vulnerabël në shoqëri.