Top News/ Tjetër telash për Donald Trump / Skualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Mein
29/12/2023 12:08

Sekretarja e Shtetit në Mein ka hequr emrin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga fletvotimi për zgjedhjet presidenciale, duke iu referuar një klauzole të Kushtetutës që ka të bëjë me kryengritjen. Shenna Belloës bëhet zyrtarja e parë zgjedhore që ndërmerr një veprim të njëanshëm, ndërkohë që Gjykata Supreme amerikane pritet të vendosë nëse Trump do të mund të garojë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Trump konsiderohet kandidati kryesor për të marrë nominimin nga republikanët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Vendimi i sekretares Belloës pason vendimin e marrë më herët gjatë këtij muaji nga Gjykata Supreme në Kolorado që të skualifikojë Trumpin nga gara zgjedhore, duke iu referuar pikës 3 të amendamentit 14 të Kushtetutës amerikane. Në atë vendim thuhej se ndërsa Gjykata Supreme amerikane pritet të vendosë për çështjen, Trumpit do t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje sipas kësaj dispozite të Kushtetutës që i përket epokës së Luftës Civile dhe e cila ndalon personat “e përfshirë në kryengritje” që të mbajnë post institucional. Fushata e Trumpit tha se do të apelojë vendimin e Belloës në gjykatat shtetërore të Mein. Në fund, ka shumë të ngjarë që vendimin final ta marrë gjykata më e lartë amerikane lidhur me atë nëse emri i Trumpit do të shfaqet në fletëvotimet në Mein dhe shtetet tjera. Në vendimin e Belloës u tha se Trump nuk mund të garojë sërish për president për shkak të rolit të tij në ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021, pasi sulmi ndaj Kongresit amerikan përbën shkelje të pikës 3, që ndalon personat të garojnë për post nëse “janë përfshirë në kryengritje”. Vendimi erdhi pasi disa banorë të Meinit, përfshirë edhe një grup të ish-ligjvënësve kërkuan që Trump të mos lejohej të merrte pjesë në zgjedhje”.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04