Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai I LDK, Lumir Abdixhiku diskutuan këtë të martë për profilin potencial që do të duhet të ketë presidenti I ri. Takimi I tyre u mbajt në ambientet e Kuvendit dhe zgjati rreth dy orë, ndërsa në përfundim, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, u shprehën se ka vullnet që dy partitë të arrijnë një pajtim për të gjetur një emër për kreun e ri të shtetit.