Aktori britanik Robert Pattinson do të jetë protagonisti kryesor në filmin e dytë “The Batman”. 35-vjeçari e fitoi rolin pasi filmi i parë pati sukses të jashtëzakonshëm dhe aktualisht është filmi më fitimprurës i vitit. Përveç aktorit kryesor, në filmin e dytë me superheroin e mirënjohur do të jetë edhe regjisori i filmit të parë, Matt Reeves. Në “The Batman” Robert Pattinson që luan rolin e Bruce Ëayne, ndjek vrasësin sadist The Riddler që masakron figura të rëndësishme politike në Gotham. Ai zbulon korrupsionin e mbuluar të qytetit dhe historinë tronditëse të familjes së tij.