Greqia është duke u përballur me një tjetër skandal që lidhet me pasaportat e vaksinimit, pasi një investigim mediatik zbuloi se qytetarët janë duke blerë certifikata të rreme në internet. Skema e blerjes së pasaportave false, përmes mediave sociale në grupe të ndryshme si Facebook apo Instagram, mësohet se është përhapur në të gjithë Greqinë.