India ka thyer sërish rekordin dhe ka shënuar shifrën më të lartë ditore të viktimave nga koronavirusi që kur pandemia ka filluar. E kjo ndodh një ditë pasi u bë vendi i parë në botë që regjistroi më shumë se 400 mijë raste të reja. Ministria indiane e shëndetësisë tha se 3689 persona kishin humbur jetën 24 orët e shkuara. Kryeministri Narendra modi u takua me ministrin e shëndetësisë mëngjeisn e të dielës për të shqyrtuar krizën. Spitalet po stërmundohen për të trajtuar pacientët në mesin e mungesave kronike të shtretërve dhe oksigjenit.