Policia e Shtetit është mobilizuar për të shmangur konfliktet dhe përplasjet e mundshme në protestën e rradhës para Bashkisë së Tiranës. Për shkak të protestës së organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte duke nisur nga ora 9.30 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.