Autoritetet kroate kanë gjetur dhe sekuestruar 85 kilogramë kokainë të fshehura në kontejnerë me bananeve në Portin e Rjekës. Sipas Policisë, kontejneri kishte arritur përmes një anije nga Ekuadori përmes Maltës. Shefi i doganës rajonale të Rjekës, tha se kontejneri u kontrollua me rreze Rëntgen dhe se droga në vlerë rreth 2.1 milionë euro do të asgjësohet pas analizave.