Një punëtor tjetër është nxjerrë mrekullisht gjallë nga një tunel në Nepal kur ka kaluar tashmë më shumë se një javë nga përmbytjet katastrofike që shkatërruan vendin. Ai ka qenë i bllokuar nën tokë për më shumë se dhjetë ditë para se ekipet e emergjencave ta gjenin. Fotot tronditëse tregojnë burrin e mbuluar nga balta, duke pirë ujë nga një shishe pasi doli nga tuneli 738 metra i gjatë ku ishte bllokuar. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, bëhet fjalë për një shtetas kinez dhe kjo është konfirmuar nga një zëdhënës i ushtrisë së Nepalit.