Teksa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë tërhequr vëmendjen e diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë të shteteve, një tjetër konflikt është në prag fillimi, kësaj here nga Britania e Madhe. Prestigjozia britanike ‘The Guardian’, raporton se territori britanik në arkipelagun e Chagos po sfidohet zyrtarisht nga ambasadori Mauritan i OKB-së. Në një ceremoni zyrtare, e cila u mbajt këtë të hënë, në orën 10 e 30, zyrtarët Mauritian kënduan himnin kombëtar të vendit të tyre dhe ngritën flamurin e tyre në arkipelag.