Një turist ka lëshuar sinjalin SOS , pasi është rrëzuar dhe ndodhet i plagosur në majën e Qores në afërsi te malit të Çikës. Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit por dhe një helikopter . Por deri në këto momente gjetja e tij është shume e vështir, teksa operacioni vijon. Mësohet se janë tre të rinj nga Holanda të cilët ndodhen në majën e Qores, ndërsa njëri prej tyre ka rënë dhe ka dëmtuar ( thyer ) një këmbë.