Pas dy javësh hetime, policia e Durrësi ka finalizuar operacionin e koduar ‘Storm 16’, duke goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit. Uniformat blu kanë zbuluar një ambient të marrë me qira, në lagjen nr. 13, Durrës, e cila përdorej për të ushtruar prostitucion. Policia ka proceduar penalisht dhe 2 shtetase braziliane që ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel. Ato akuzohen për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe “Prostitucion”.