Shkon në 6 numri i kandidatëve të tërhequr nga gara për kryetar Bashkie nga PD zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj si kryetar me autorizim. I tërhequri i radhës është Sabah Sheta, i cili nuk do të kandidojë për bashkinë e Krujës. Në një reagim publik, Sheta shprehet se vendimi vjen si pasojë e kërkesave nga demokratët, për të mos përçarë votën e djathtë, por për tu bashkuar kundër Partisë Socialiste.