Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në rajonin perëndimor të Turqisë. Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar të paktën 15 viktima e duke plagosur 18 të tjerë. Autobusi doli jashtë kontrollit dhe u përmbys në autostradën e provincës Balikesir ndërsa po shkonte drejt rrethit Edremit të kësaj province në perëndim të Turqisë. 18 pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet pranë. Edhe pse ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan në vendin e aksidentit, 11 persona vdiqën në vendngjarje. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.