Top News- Tiranës do t’i shtohet një stadium i ri/ Veliaj- ‘Selman Stërmasi’, si ‘Air Albania’
14/12/2024 19:37

Tirana do ketë një tjetër stadium të madh, që do të shndërrohet në një tjetër destinacion për qytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës për buxhetin 2025 në shkollën “Sami Frashëri”, deklaroi se e njëjta gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” do të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”. “Duam të bëjmë të njëjtën gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”, që t’i japim Njësisë 5 një super mundësi për zhvillim, për ta kthyer në një pol ekonomik. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’. Mandej, ai tha se ndihet krenar që Tirana e 2025-ës do jetë një Tiranë, jo vetëm e mbushur me aktivitete kulturore, por edhe me suport për të gjithë. “Më vjen mirë që me këtë buxhet solidar, në 2025 do kemi një Tiranë me ushqimin në shkolla, me transportin falas për gjyshet dhe për gjyshërit, me 5 shkolla të reja, sidomos në zonat periferike të Tiranës, dhe me kontributin më të madh për artin dhe për kulturën në vitin që Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës” Veliaj u shpreh se Bashkia nën drejtimin e tij ka investuar në 45 shkolla, teksa shton se kryeqytetit do ti shtohen edhe 5 të tjera. Po ashtu kryebashkiaku theksoi se do të rimbursohet 100% aboneja për studentët.

Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11
Top Channel/ Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, aksidentohet shoferi
31/10 16:10
Top Channel/ Protesta shkon në Kryeministri, tubuesit u larguan nga ministria e arsimit
31/10 16:07
Top Channel/ Kadare bashkon të rinjtë në Gjirokastër! Në shtëpinë e shkrimtarit prezantohet…
31/10 15:54
Top Channel/ Thatësira pakëson gështenjat, Reçi tërheq vizitorë në vjeshtë
31/10 15:54
Top Channel/ Përplasja në Ministrinë e Arsimit, protesta përshkallëzohet me molotovë
31/10 15:50
Top Channel/ Përplasja me studentët, Gjekmarkaj për TCH: Janë neomarksistët e Qorit
31/10 15:47
Top Channel/ Policia lan vendin me ujë, protestuesit largohen nga ministria e Arsimit
31/10 15:45
Top Channel/ Fëmijëria e vështirë lë pasoja, OBSH: Dy në tre të rinj europianë kanë përjetuar trauma
31/10 15:40
Top Channel/ Zjarret shkrumbojnë ullishtet! Peqin, 8500 rrënjë ullinj të djegur
31/10 15:38
Top Channel/ Digjen koshat, Policia bën thirrje që protestuesit të distancohen nga personat me maska
31/10 15:37
Top Channel/ Rama prezanton Diellën e re! Versioni 4.0 i e-Albania, shërbimet kryhen me…
31/10 15:35
Top Channel/ Shqipëria, Eurobond rekord! Në vitin 2027 parashikohet huamarrje 688 milionë euro
31/10 15:34
Top Channel/ Qiratë ditore, regjistrim online! Projektligji për turizmin, kod unik për Airbnb
31/10 15:33