Pas 5 muajsh pandemi, ka rinisur prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për linjat e transportit publik në kryeqytet. Burime nga Bashkia e Tiranës, bëjnë me dije se porosia e bërë për abone për muajin shtator, për të gjithë linjat e transportit publik në Tiranë, është e njëjtë si përpara pandemisë.