Tregu i fruta-perimeve tek zona e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet është përfshirë nga flakët në orën 2 të mëngjesit të kësaj të shtune. Siç duket në pamjet e siguruara nga Top News, tregu është shkrumbuar totalisht, ndërsa janë dashru dhejtra efektivë të repartit të zjarrfikëses ër të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkqet ende nuk dihen, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.