Top News – Tirana zgjohet nën bore/ Kryeqyteti i veshur me të bardha në ditën e të dashuruarve
14/02/2021 14:14

Tirana është zgjuar sot e mbuluar nga bora. Ashtu sic ishte paralajmëruar që më herët nga sinoptikanët, reshjet e borës që kanë përfshirë thuajse të gjithë territorin e vendit, nuk kanë kursyer këtë radhë edhe kryeqytetin, ku dëbora shihet rrallë. E kjo ka sjellë mbi të gjitha gëzim tek fëmijët e kryeqytetit, që janë derdhur nëpër rrugë e parqe, për të shijuar borën e parë pas shumë vitesh në Tiranë, që i ka dhënë po ashtu një hijeshi të vecantë edhe ditës së të dashuruarve, shën Valentinit. Reshjet e borës në kryeqytet nisën pasditen e të shtunës dhe vijuan gjatë gjithë natës. Ato pushuan rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, duke i lënë vendin tani temperaturave të ulëta. Meteorologët nuk parashikojnë reshje të tjera bore gjatë ditës, por ekziston frika se bora e rënë, në temperaturat e ulëta që pritet të vijojnë, të ngrijë, duke shkaktuar probleme. Sidoqoftë, autoritetet e qytetit duket se kanë marrë masa, pasi punonjësit e pastrimit të rrugëve kanë larguar borën nga trotuaret, në mënyrë që të minimizojnë rreziqet e rrëshqitjeve për qytetarët. Dita e hënë pritet të jetë akoma më e ftogtë dhe sipas parashikuesve të motit temperaturat gjatë natës do të ulen si jo zakonisht nën zero pavarësisht se do të kalojmë ditë me diell.

Top Channel/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!
20/08 15:27
Top Channel/ Konkursi i Arkitekturës, në test 400 maturantë për 175 kuota të lira
20/08 15:24
Top News- Arrestohet 49-vjeçarja në Durrës/ Në kërkim pasi joshi dhe vodhi një person
20/08 15:23
Top Channel/ Tenton të djegë gruan! 207 raste të dhunës në familje në 1 muaj
20/08 15:12
Top Channel/ Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për TCH: Asnjë prej 140 ligjvënësve s’është nën hetim
20/08 15:05
Top Channel/ Tmerr në aeroportin e Malpensës, i riu godet sportelet me çekiç dhe i vë zjarrin!
20/08 15:02
Top News – Rama mendon për kabinetin e ri. Në shtator nis punë kuvendi, Berisha deputeti më i vjetër
20/08 14:57
Top News- Zjarrfikësit s’kanë mjete, beteja me zjarret, kërkohet rritje pagash
20/08 14:48
Top News – Tatimi ndaj banesave. Profesionistët e Lirë: Përjashtim për strehimin bazë
20/08 14:34
Top News – ‘Na nxirrni jashtë’, momentet e fundit të shqiptarëve, dëshmitari tregon detaje
20/08 13:29
Top News – Çmimet e referencës efekt rritës. APL letër financave: Drafti problematika serioze
20/08 13:04
Top News- Humbja kthen debatet brenda PD/ Të vjetrit përplasen me të rinjtë
20/08 12:48
Top Channel/ Konkursi i pranimit në Arkitekturë! Konkurrojnë 400 maturantë për tre degë
20/08 12:30
Top News – Plaket Shqipëria, rinohet Kosova. Dy vendet trajektore të ndryshme për lindjet e martesat
20/08 12:29
Top Channel/ Krim për vijën e ujit! Ekzekutohet një person në Divjakë, prangoset autori 25-vjeçar
20/08 11:52
Top News- 20-vjeçari goditet me gur në kokë/ Arrestohet autori, ngjarja pas një konflikti të çastit
20/08 11:36
Top News- Fluksi i lëvizjeve në Portin e Durrësit, kush ishin vizitorët më të shumtë në korrik
20/08 11:29
Top News- Plagoset me thikë 50-vjeçari/ Ngjarja në Kurbin pas një konflikti, pranga autorit
20/08 11:13
Top News- Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit
20/08 10:50
Top Chanel/ Sezoni veror/ Fluks i lartë hyrjesh dhe daljesh në Portin e Durrësit për muajin korrik
20/08 10:49