Top News – ‘Tirana po i prin fitores’/ Habit Tabaku pas rezultatit në njësinë 10
26/04/2021 12:46

Pas publikimit të rezultateve në njësinë 10, ku rezultoi se PS mori 6007 vota, ndjekur nga koalicioni PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota, ka reaguar kandidatja demokrate Jorida Tabaku. Ndërsa shifrat në njësinë 10 janë dukshëm në favor të socialistëve, Tabaku çuditërisht e lexon ndryshe rezultatin. Në deklaratën e saj Jorida Tabaku thotë se në këtë njësi PD ka rritje me 1200 vota krahasuar me 4 vite më parë, ndërsa PS ka humbur 200 vota. Ndonëse trendi i numërimit të votave në shkallë kombëtare është dukshëm në favor të PS, Tabaku nga selia e PD deklaron se Tirana po i prin ndryshimit të madh. Në fakt në njësinë 10, ajo që bie më shumë në sy ishte numri i votave që kishte marrë kryetari i PD Lulzim Basha si kandidat ku ka marrë 592 vota, ndërsa kandidati i ps fatmir Xhafaj ka marrë 2795 vota, disa herë më shumë nga lideri I demokratëve dhe kjo bën diferencën e dukshme të votimit në këtë njësi. “Tirana në fakt po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota. Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton”

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41