Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi këtë 1 qershor Akademinë e parë të Çiklizmit në vend, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit. Një pistë prej 280 metrash në Parkun e Liqenit Artificial dhe shumë kënde lojërash e hapësira janë pjesë e ambientit të dedikuar për Akademinë e Çiklizmit, teksa Veliaj përmendi edhe inaugrime të tjera të rëndësishme të bashkisë, pikërisht në ditën e fëmijëve.