Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ndau detaje nga plani i masave që do të ndërmerret për reduktimin e parasë cash. Implementimi i një sisemi pagesash të shpejta, e quajtur Tips Clone, pritet të ulë ndjeshëm përdorimin e cash-it dhe të rrisë formalizimin e ekonomisë. “Një punë e madhe, nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bankës së Italisë, po bëhet drejt implementimit të një sistemi pagesash të shpejta, të quajtur TIPS Clone, një sistem i ngjashëm me atë të Bankës Qendrore Evropiane që është krijuar, implementuar dhe që operohet nga Banka e Italisë. Shqipëria parashikon ta implementojë këtë sistem gjatë vitit 2026. Ky sistem do të sigurojë kryerjen e pagesave të shpejta 24 orë në 7 ditët e javës, me celular, njësoj si në vendet e BE-së, dhe me kosto minimale.”