Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka garantuar qytetarët shqiptarë dhe të huaj që kanë kaluar në kufijtë e Shqipërisë, se të dhënat e tyre janë 100% të mbrojtura. Në Komisionin për Çështjet Europiane, ai deklaroi se nuk ka pasur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, duke theksuar se “sistemi është i fortifikuar”, falë edhe mbështetjes së SHBA.