Komisioni Hetimor për TIMS-in u mblodh mesditën e kësaj të marte për të vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë. Për listën e personave për t’u marrë në pyetje PS e PD kanë rënë dakord, por për pyetjen e tyre me dyer të mbyllura, apo në seancë publike jo. Ky debat u zhvillua edhe këtë të martë. Nga PD akuzuan socialistët se duan të fshehin shkeljet e rënda me ndërhyrjet në sistemin TIMS.