TikTok do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë. Kompania kineze ofroi këtë shërbim në dy vendet e BE-së në prill të këtij viti. Sipas këtij programi, përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat mund t’i shkëmbejnë më pas me mallra si kuponë, ose karta dhuratash.