Pavarësisht gjobitjes për të katërtën herë nga Autoriteti Audioviziv i Mediave, kompania Tibo vijon piraterinë telelevizive në dëm të të të tjerëve. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se TIBO pas prishjes së kontratës me Digitalb në muajin qershor ka vijuar të transmetojë kanalet e saj në mënyrë të paligjshme. Për këtë arsye në muajt shtator, tetor dhe nëntor, Autoriteti ka verifikuar në çdo rast paligjshmërinë, teksa është fakt se TIBO vijon piratimin e kanaleve televizive të Platformës Digitalb dhe eventeve sportive të blera po ekskluzivisht nga shoqëria Digitalb.