Top News – TIBO është sekuestruar / Vendimi i gjykatës përgënjeshtron kompaninë
29/07/2023 17:47

Kompania TIBO doli me një deklaratë ku mohonte lajmin se gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sekuestrimit preventiv ndaj saj. Megjithatë, dokumentet e publikuara nga Top Channel këtë të shtunë provojnë të kundërtën. Sipas vendimit të gjykatës, TIBO ka mashtruar me 2.2 milionë euro shtetasen Mirlinda Heidorn. Kjo e fundit ka kallëzuar Adnan Mahmutajn, aksioner me 32 për qind të aksioneve në kompaninë TIBO. Sipas dosjes që disponon Top Channel, Mahmutaj i ka thënë kallëzueses Mirlinda Heidorn se i duhet një shumë prej 2.2 milionë eurosh për vijimin e kontratës që kishte me shtetin italian, shumë të cilën kallëzuesja e ka kredituar. Përfitues i drejtpërdrejtë i shumës 2.2 milionë euro është “Megaëare Shpk” dhe garantorë janë “Tibo Comunication shpk” dhe “Tibo Al” shpk, duke parashikuar në kontratë një komision mujor prej 25.000 euro. Kallëzuesja shpjegon se është takuar me Mirgen Zeçallari, aksioner në kompanitë e lidhura, i cili e ka siguruar se nuk do t’i marrë paratë e kredituara, pasi Tibo është në pamundësi. Mahmutaj akuzohet se pasi ka marrë 2.2 mln eurot nga shtetësja Mirlinda Heidorn ka tjetërsuar kuotat e kompanive garantore. Hetimi rezulton se ka nisur fillimisht nga Krimi Ekonomik Tiranë për t’u ndjekur më pas nga Prokuroria e kryeqytetit. Top Channel ka raportuar vazhdimisht se kompania TIBO, pa pasur asnjë të drejtë shpërndarjeje përmes platformës së saj IPTV ka piratuar duke transmetuar Top Channel dhe TV Klan në të gjithë botën. TIBO po ashtu u shiste shqiptarëve sikur të kishte të vetën edhe kampionatet, La Liga, Premier Ligue, BundesLiga dhe Copa Italia, ndërkohë që këto kampionate janë të blera me të drejta transmetimi vetëm nga DigitAlb. Operatori, pa asnjë lloj të drejte dhe në shkelje të plotë të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare transmetonte ngjarjet sportive të blera për dhjetëra miliona euro nga Digitalb.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27