Udhëheqësi suprem i talebanëve në Afganistan, Maëlaëi Haibatullah Akhundzada, këshilloi qeverinë e re të Afganistanit që t’u përmbahet rregullave islamike dhe Ligjit të Sheriatit. Talebanët, që morën pushtetin në Kabul më 15 gusht, shpallën Qeverinë e re të Afganistanit gjatë së martës. Akhundzada u emërua udhëheqës suprem i Afganistanit, apo, siç e shpallën talebanët, Emiratit Islamik të Afganistanit.