Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë, pasi Moska kreu dy sulme masive ajrore në Ukrainë dhe Kievi u kundërpërgjigj me sulme në rajonet kufitare ruse dhe në Krimenë e pushtuar. Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ruse me dronë dhe raketa në dhe përreth Kievit, por edhe në Harkiv më 2 janar.