Top News/ T’i përdorë apo jo armët bërthamore…Putin ‘konsultohet’ me shamanët në Mongoli
04/10/2024 15:02

Vladimir Putin ka një “qëndrim të veçantë ndaj misticizmit dhe madje është konsultuar me shamanët nëse duhet të lëshojë armët bërthamore, kanë zbuluar burimet ruse. Presidenti rus thuhet se vizitoi shamanët në Mongoli dhe Siberi, të cilët pretendojnë se mund të komunikojnë me botën shpirtërore, për të diskutuar taktikat ushtarake. Ai madje kërkoi bekimin e tyre për të përdorur armë bërthamore gjatë udhëtimit të tij në Mongoli pasi kishte frikë të 'zemëronte shpirtrat', kanë thënë figura të opozitës ruse. Kryeministri rus vizitoi Mongolinë muajin e kaluar si pjesë e një udhëtimi të rrezikshëm pasi vendi është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdhër arresti për të vitin e kaluar. Por zyrtarët mongolë nuk e ndaluan atë, duke pretenduar se varësia e tyre nga ish-kombi sovjetik për energji është shumë e madhe për të zbatuar urdhër-arrestin. Mikhail Zygar, themeluesi i kanalit të ndaluar të opozitës TV Dozhd, tha se arsyeja pse Putin e ndërmori këtë udhëtim, ishte konsultimi me shamanët. “Mongolia thuhet se mban shamanët më të fuqishëm në botë. Putin ka qenë prej kohësh i njohur për qëndrimin e tij të veçantë ndaj misticizmit. Dhe ai me sa duket kombinon interesin e tij për misticizmin ortodoks me traditat pagane", tha ai për Der Spiegel. Zygar madje tha se Putini kërkoi këshillën e shamanëve përpara se të fillonte pushtimin e tij në Ukrainë në 2022. 'Të gjithë ata e siguruan atë për një fitore ushtarake', tha ai. Vitin e kaluar, media shtetërore ruse raportoi se krye-shamani rus, Kara-ool Dopchun-ool, i kërkoi "diellit, hënës dhe yjeve" të mbronin trupat e Kremlinit në Ukrainë. Kjo nuk është në fakt hera e parë që Putin përflitet për misticizmin e tij. Në vitin 2019, një shaman, Alexander Gabyshev. u arrestua dhe u mbyll në një repart psikiatrik pasi u përpoq të përshkonte 8 mijë km përmes Siberisë deri në Kremlin, për të nxjerr djallin nga Putini...

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50