Top News/ ‘Thyhet’ termometri, temperatura -58 / Ngrijnë edhe retë, i ftohtë vrasës në Siberi
05/12/2023 13:51

I ftohti arktik ka mbërthyer pjesë të mëdha të rusisë të martën me temperaturat në siberi që kanë rënë në -58 gradë celcius. Jakutsku, një nga qytetet më të ftohta në botë, që ndodhet rreth 5 mijë km në lindje të moskës, ëhstë mbuluar nga re të ngrira dhe smog, tregojnë pamjet e dronëve. “Unë erdha enkas këtu në Jakutsk për të përjetuar një mot të tillë. Jam me fat pasi në dhjetor nuk ndodh kjo zakonisht”, thotë Danila, mjekrra, kapela dhe shalli i të cilit kishin ngrirë. “Nuk kam në të vërtetë shumë ftohtë pasi u përgatita sic duhet”, thotë ai. “Nëse nuk do të kisha veshur rrobat e duhura do të kisha ngrirë brenda pak minutave”. Ai thotë se temperaturat ekstreme e kishin bërë pallton e tij të rëndë dhe të ngurtësuar ndërsa telefoni celular e humbiste karikimin brenda pak minutash. Dy palë dorëza janë të domosdoshme, bashkë me shumë shtresa rrobash në trup. Temperaturat në disa pjesë të republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India në përmasa, që ndodhet në pjesën verilindore të siberisë, shkuan nën -55 gradë celcius gjatë natës. Në Ojmjakon, një qytezë atje, temperatura ishte -58 gradë celcius të martën. Parashikuesit e motit thonë madje se temperatura ndjehej si -63 gradë për shkak të lagështisë dhe erës. Në tregun e Jakutskut, peshku shitet i ngrirë kallkan, i paketuar në kuti në treg dhe frigoriferi është krejt i panevojshëm. “Është shumë ftohtë”, thotë një banor. “Duhet të kesh sasinë e duhur të rrobave që të jesh mirë. Gjëja kryesore është të mos ndalosh së lëvizuri në mënyrë që gjaku të qarkullojë pa pushim”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30