Më shumë se 40 persona janë shoqëruar nga policia pas episodeve të dhunës të regjistruara në protestën që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Mes të ndaluarve janë dhe katër të mitur të moshës 15 deri në 17-vjeç. Ata bashkë me studentët u lanë të lirë, me urdhër të ministrit Ervin Demo, me qëllim që të rikthehen në auditorë. Tensionet vijuan për orë të tëra, ku gjatë përplasjeve u sulmua dhe një institucion financiar. Protestuesit e thyen e më pas morën orenditë të cilave u vendosën zjarrin në rrugë. Ndërkohë nuk munguan as episodet ku u tentua që të vidhej një bankomat në këtë institucion.