Top News/‘Thuaju të gjithëve, po vij në shtëpi!’ Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e luftës
14/09/2024 18:04

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer robër lufte, me secilën palë që ka liruar 103 persona, citoi agjencia e lajmeve Interfax të shtunën ministrinë ruse të mbrojtjes. Ministria tha se ushtarët rusë të shkëmbyer së fundmi ishin zënë rob në rajonin e Kurskut në Rusi. Ndërsa mes të burgosurve ukrainas të luftës, kishte nga ata që qëndronin në burgjet ruse prej më shumë se dy vjetësh e gjysmë. Tetyana Bugay shpërtheu në lotë ndërsa telefonoi motrën e saj për të njoftuar se më në fund ishte kthyer në Ukrainë pas më shumë se dy vjetësh. Mjekja 29-vjeçare nga brigada Azov e Ukrainës u kap gjatë rrethimit të Mariupolit, një qytet në jug të Ukrainës, të cilin trupat ruse e rrethuan dhe e rrafshuan me tokën. Rrethimi zgjati nga shkurti deri në maj 2022 dhe përfundoi me dorëzimin e mbi 2,000 luftëtarëve. "Të lutem mos qaj se do mërzitem shumë... Së shpejti do jemi bashkë, të dua shumë. Thuaju të gjithëve se jam në shtëpi?", thotë ajo. AFP ishte e pranishme në shkëmbimin e rrallë në një vend të pazbuluar pranë kufirit me Bjellorusinë dhe foli me disa nga ukrainasit e liruar. Luftëtarët e brigadës Azov, që mbrojtën metalurgjikun e Azovstalit në Mariupol, u kthyen në një shkëmbim të tillë, për herë të parë në më shumë se një vit. Rusia tenton t'i mbajë sa më gjatë këta të burgosur, pasi historia e brigadës dhe roli i saj në rrethimin e Mariupolit, i ktheu luftëtarët në një mjet pazaresh për Moskën. Perspektiva e lirimit është e vakët për luftëtarët e brigadës azov, që është kritikuar me vite me radhë nga kremlini me akuza për neo-nazizëm. Këto akuza vetë brigada i mohon fuqishëm ndërkohë që moska ndjek penalisht ushtarët e brigadës në gjyqe të rregullta për shou.

TopChannel/ Sulmet ruse, 30 të vrarë në Ukrainë. Raketat godasin autobusët në një stacion
08/10 19:15
Top Channel/ Murtaja, Rusia nuk pranon rastin e dytë: Është “fake news”! OBSH: Çfarë po fshihni!
08/10 18:15
Top News – Adoleshenti nxjerr thikën dhe sulmon/ Një i vdekur e dy të plagosur në një shkollë polake
08/10 15:35
Top Channel/ Anne Carson, Nobel në Letërsi për krijimtarinë që lidh risitë me traditën klasike
08/10 15:28
Top News – Meloni, ‘një hap më pranë fitores’ / Miratohet reforma zgjedhore, sistem proporcional
08/10 15:22
Top News – Humbi 81 avionë në luftën me Iranin/ SHBA ‘djeg’ 3.3 miliardë dollarë, raport i Kongresit
08/10 15:08
Top News – Ndahet Nobeli i Letërsisë 2026 / Vlerësohet poetja dhe shkrimtarja kanadeze Anne Carson
08/10 15:07
Top News – Putin lëshon bomba mbi autobusët / 33 të vdekur në Ukrainë, terror në Kramatorsk
08/10 15:01
Top Channel/ KE, impuls të ri zgjerimit: Paralelisht, reforma edhe vetë blloku për anëtarët e rinj!
08/10 14:54
Top News – Nëndetëset e kokainës drejt Evropës/ Kartelet i mbushin me eksploziv, shpërthejnë nëse…
08/10 13:59
Top News – Edhe Siria në luftë kundër Huthive / Do ndihmojë Arabinë, goditen aeroportet Saudite
08/10 13:52
Top News – ‘Rusia e ka murtajën nën kontroll’ / Trump: Nuk besojmë se është një armë biologjike
08/10 13:50
Top News – Kryebashkiaku mes policisë e protestuesve / U bë viral: ‘Mund të ishin fëmijët e mi’
08/10 13:44
Top News – Izraeli mbyll konsullatën britanike / ‘Dëbon’ diplomatët, mision i reduktuar në Jeruzalem
08/10 13:37
Top Channel/ Inteligjenca ukrainase: “Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë”!
08/10 12:07
Top News – Lituania ‘nis’ ushtrinë drejt Kaliningradit / ‘Erë lufte’ mes NATO-s dhe rajonit rus
08/10 12:03
Top Channel/ ChatGPT me shenjë të padukshme/ OpenAI do të shënojë tekstet në BE
08/10 12:00
Top News – Trump, biznes me Putinin, do marrë Nord Stream/ Do t’i shesë gaz Evropës bashkë me Rusinë
08/10 11:57
Top News – Mot i çmendur, OKB lëshon alarmin / El Nino forcohet, do zgjasë deri në shkurt 2027
08/10 11:53
Top News – Trump urdhëron ushtrinë të bëhet gati / Sulme të reja mbi Iran, ndoshta para zgjedhjeve
08/10 11:53