Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të pronës, kritikoi Ligjin 7501, duke e konsideruar të padrejtë dhe të diktuar nga realiteti i vështirë dhe psikologjia e regjimit të kaluar. Berisha fajësoi gjithashtu qeverinë se nuk i ka dhënë zgjidhje çëshjtes së pronave, duke theksuar se nga 2014 janë trajtuar 800 dosje nga 26 mijë që janë në total.