Kryeministri Edi Rama këmbëngul se nuk ka ende një leje ndërtimi në Zvërnec, teksa në një intervistë të dhënë për Shqipëria Live në Top Channel u shpreh se projekti do të vazhdojë, pavarësisht kundërshtimeve. Rama cilësoi si budallallëqe pretendimet se i ka falur Ishullin e Sazanit Ivanka Trumpit. Kreu i Qeverisë komentoi edhe thirrjet e protestuesve për dorëheqje.