Top News – Thirrje Izraelit: Mbro civilët në Gaza / Liderët e perëndimit ritheksojnë mbështetjen
23/10/2023 15:09

Liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe ritheksuan përkrahjen e tyre për Izraelin dhe të drejtën e tij për t’u vetëmbrojtur, por, po ashtu, i bënë thirrje atij që të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mbrojë civilët. Në një deklaratë të përbashkët për luftën e Izraelit me grupin militant, Hamas, liderët mirëpritën lirimin e dy pengjeve nga Hamasi, si dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve të tjera. Presidenti amerikan, Joe Biden, ishte ai që thirri takimin virtual me liderët e vendeve të Quint-it, SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Itali dhe Kanada, pasi kishte biseduar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Apeli i tyre erdhi pas rritjes së frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet në një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Izraeli vazhdon bombardimet ndaj Gazës dhe përplasjet në kufirin libanez janë intensifikuar. Në deklaratë, Biden, kryeministri kanadez Justin Tredeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, u angazhuan se do të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre në rajon, vecanërisht ata të cilët duan të largohen nga Gaza. Ata përshëndetën dërgimin e autokolonave të para me ndihma humanitare në Gazë dhe nënvizuan se do të punojnë me partnerët rajonalë për të garantuar “akses të sigurt dhe të qëndrueshëm” në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe ndihma tjera humanitare për 2.3 milionë banorët e Gazës.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47