Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i ka rikonfirmuar Ukrainës mbështetjen amerikane në kohën e prezencës së trupave ushtarake ruse afër kufirit me këtë shtet. Biden i ka thënë presidentit ukrainas, se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate “do të përgjigjen me vendosmëri” nëse Rusia pushton ish-republikën sovjetike. Të dy presidentët kanë biseduar përmes telefonit më 2 janar.