Ministrat për çështjet evropiane të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë bënë thirrje të premten për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke kujtuar se shqiptarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Këto thirrje që u bënë nëpërmjet një deklarate të përbashkët nga këto tri vende që njihen edhe si “Trekëndëshi i Vajmarit”, në të cilën theksohet edhe rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.