Tre anëtarë të së një familje nga Rumania u shoqëruan nga policia pasi tentuan të fusnin sende të ndaluara në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Mësohet se ata shkuan për të vizituar një të afërmen e tyre, që po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit, por gjatë kontrollit të çantave, punonjësit e burgut zbuluan një thikë të fshehur dhe një telefon celular.