2.1 milionë euro janë marrë nga Thesari I shtetit në Kosovë prej një personi I cili punonte atje prej 11 vjetësh. Lajmin e konfirmoi vetë ministrja e financave, Hykmete Bajrami, e cila sqaroi gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp se bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik.