Ted Turner, sipërmarrësi amerikan që transformoi lajmet televizive me krijimin e CNN në vitin 1980 përpara se të merrej me filantropi, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Jugori me mustaqe, kampion në garat me jahte dhe ambientalist, perandoria e të cilit përfshinte edhe klube sportive, vuante nga një sëmundje degjenerative. Cable Neës Netëork përmbysi transmetimet televizive me përkushtimin e tij ndaj lajmeve të fundit, 24 orë në ditë, dhe CNN u bë i njohur globalisht me mbulimin e Luftës së Gjirit në vitet 1990-91. Rrjeti me 24-orë lajme ishte i pari në Shtetet e Bashkuara që transmetoi informacione pa ndërprerje dhe shpejt la gjurmë në të gjithë botën.