Top News – Thellohet tragjedia në Venezuelë. Mbi 1500 të vdekur, mijëra të tjerë ende të zhdukur
27/06/2026 22:15

Bilanci i dy tërmeteve shkatërrues që goditën Venezuelën është rënduar ndjeshëm. Sipas autoriteteve dhe Kombeve të Bashkuara, mbi 1500 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 50 mijë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Zona më e goditur është La Guaira, pranë kryeqytetit Karakas, ku lagje të tëra janë kthyer në gërmadha. OKB tha se operacioni i kërkim-shpëtimit është "jashtëzakonisht kompleks" dhe paralajmëroi se numri i viktimave pritet të rritet edhe më tej. Pasgoditjet dhe ndërtesat e dëmtuara vazhdojnë të rrezikojnë ekipet e emergjencës. Në shumë zona, familjarët dhe vullnetarët po gërmojnë me duar për të gjetur të mbijetuar, duke denoncuar mungesën e makinerive të rënda dhe ndihmës shtetërore. Vizita e presidentes së përkohshme Delcy Rodríguez në një nga zonat e prekura u shoqërua me protesta dhe thirrje zemërimi nga banorët, të cilët akuzuan qeverinë për mungesë reagimi. Ndërkohë, në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar ekipe nga të paktën 17 shtete, përfshirë Spanjën, Kilin, Meksikën, Kolumbinë, Zvicrën dhe Salvadorin. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar mbi 250 specialistë, ekipe kërkim shpëtimi, pajisje të specializuara dhe ndihma humanitare. Sipas autoriteteve, mes viktimave janë edhe 28 shtetas portugezë, pesë spanjollë, shtatë kinezë, dy brazilianë, një kilian dhe një italian.

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08