Deficiti tregtar u thellua përgjatë muajit mars, duke arritur në 42 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e deficitit e regjistruar për këtë vit, me një rritje prej 8.3 për qind në krahasim me marsin e vitit të kaluar. Sipas institutit të statistikave, eksportet ranë me 21 për qind në mars, ndërsa importet me 7 për qind, duke arritur në 75 miliardë lekë. Rënia e eksporteve është ndikuar nga zhvlerësimi i euros, por edhe nga kërkesa e dobët në tregjed ndërkombëtare.