Epoka e The Weeknd duket se tashmë ka mbaruar, pasi këngëtari ka ndryshuar emrin artistik në rrjetet sociale dhe i është kthyer në emrin e tij të vërtetë, Abel Tesfaye. Ndryshimi i emrit vjen pasi ai deklaroi pak kohë më parë se nuk dëshiron të njihet nga emri i artit. Këngëtari është shprehur se e mori pseudonimin në kohën e adoleshencës kur la shkollën një fundjavë dhe nuk u kthye më. Të hënën, llogaritë e artistit kanadez në Tëitter dhe Instagram ishin përditësuar për të shfaqur emrin e tij të lindjes. Ndryshimi është pjesë e një plani më të gjerë për të eliminuar përgjithmonë “The Weeknd”.