Përfshirja e shqiptarëve në trafikimin apo kultivimin e lëndëve narkotike, ka vijuar të jetë në fokusin e mediave britanike, ndërsa së fundmi ‘The Times’ ka shkruar një artikull pikërisht për të rinjtë që ndjekin rrugën e krimit pas mbërritjen së tyre në Britaninë e Madhe. Artikulli risjell në fokus rastin e Fation Dautit, i cili ka qenë i pranishëm në disa protesta të zhvilluara nga ish kryeministri Sali Berisha në kryeqytet, me qëllimin për të rimarrë selinë e Partisë Demokratike. Dauti është i akuzuar për disa vepra penale, ndërsa autoritetet britanike kanë ndaluar hyrjen e tij në vend.