Për Edi Ramën, këto janë kohët më të mirë, njëkohësisht edhe më të këqijat, por kryesisht më të mirat. Me këtë fjali e nis artikullin me kryeministrin e Shqipërisë, prestigjiozja britanike, ‘The Economist’. Artikulli përmend zgjerimin me 160 për qind të ekonomisë prej vitit 2013 dhe rruga e përshpejtuar drejt integrimit në Bashkimin Europian, mes arritjeve të qeverisjes së Ramës, por citon në të njëjtën kohë tkurrjen e popullsisë me 400 mijë banorë në dhjetë vitet e fundit dhe emigrimin. The Economist ndalet tek marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me udhëheqësit e BE-së, që nga i majti Pedro Sanchez në Spanjë, te Macron i qendrës dhe Giorgia Meloni e Viktor Orban të djathtë, por citon edhe korrupsionin, si fenomen të përhapur gjerësisht, hetimet e SPAK ndaj bashkëpunëtorëve të ngushtë të Kryeministrit dhe më akuzat për blerje të votave në 11 maj, që Rama i konsideron ‘Gënjeshtra’.