Libri i shumëpërfolur biografik i princit Harry, prej ditësh po shkakton debate në të gjithë botën. Mediat britanike, kanë shkruar së fundmi, se në një nga pjesët e librit ende të pa botuar, princi pretendon se kishte vrarë 25 ushtarë talebanë gjatë kohës së shërbimit të tij në Afganistan.