Dështimi I negociatave në Bruksel dhe mungesa e një takimi mes Kurtit dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka sjell reagimin e ambasadorit të SHBA në Beograd, Chritopher Hill. Ai është shprehur për mediet serbe se ndihet i dekurajuar nga dështimi i mbajtjes së një takimi mes dy liderëve, teksa shton se SHBA vijon të mbështese dialogun dhe të besojë se është rruga e vetme për zgjidhjen e situatës mes dy vendeve.